Franca “mbytet” nga kërkesat për azil të shqiptarëve. Sipas statistikave zyrtare, në 2017 shqiptarët kryesonin listën e azilkërkuesve në këtë vend të BE-së.
Kështu vitin e kaluar Franca regjistroi një numër rekord prej 100 412 kërkesash për azil, me një rritje prej 17 përqind krahasuar me vitin 2016.
7,630 kërkesa ishin nga shtetasit shqiptarë, 5,987 nga afganët, 4,934 nga Haiti etj.Një numër prej afro 43,000 personash u është dhënë statusi i refugjatit.
Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria thonë autoritetet vendase ishte dukshëm më i lartë në vitin 2017, me dy herë më shumë aplikantë se sa në vitin 2016. Vetëm 6.5 përqind e shqiptarëve morën statusin e refugjatëve, sepse OFPRA e konsideron vendin e tyre, të sigurt.
Diskutime rreth kësaj post