Turqia vazhdon të rrisë presionin ndaj Kosovës, pas ekstradimit të 6 “gylenistëve” që solli reagime të shumta.
Këtë të shtunë, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, tha se në rast se Kosova nuk mund të shpëtohet nga vorbulla në të cilën ka rënë do të jetë një shtet nën kontrollin e FETO-s (organizatë terroriste sipas Turqisë)
“Me ikje jashtë vendit, atje nuk mundeni ta tradhtoni shtetin Turk. Kudo që të jeni nuk ka rehati, nuk ka qetësi për ju. Kudo që të jeni do të jepni llogari. Këto ditë i sjellim këto nga disa shtete, dhe i dorëzojmë drejtësisë, gjyqësorit. Së fundi i sollëm nga Kosova. Kosova hyri në telashe. Pse hyri në telashe? Pse u larguan nga detyra? Ndërsa jemi shteti i dytë që njohu Kosovën pas SHBA-ve dhe jemi duke luajtur një politikë aktive në botë për njohjen e Kosovës”, tha Çavuşoğlu.
Pas publikimit të rastit në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimit sekret. Po ashtu mosmarrëveshje pati edhe me presidentin Hashim Thaçi.
Diskutime rreth kësaj post