Disa vite pasi pesoi dramen e madhe te jetes, në një rrëfim të pazakontë keto dite per BBC, ish Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko ka zbuluar për herë të parë se kishin tentuar ta helmonin.
Në intervistën per median prestigjioze britanike, Viktor tha se se shpreson që Evropa të zgjohet pas kërcënimit të paraqitur nga Rusia.
Ai rrëfeu për herë të parë se katërmbëdhjetë vjet më parë, kur Yushchenko kandidonte për President, i ishte bërë një tentativë për helmin.
Ish-presidenti u shpreh se:
“Kur erdha në shtëpi dhe putha bashkëshorten time, ajo më tha ‘Buzët e tua kanë shije metali’. Unë po darkoja me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Sipas hetimeve, lënda helmuese ishte hedhur në orizin që u shërbye në tavolinë.
Më dërguan menjëherë në spital. Isha enjtur në pjesën më të madhe të trupit. Koka më ishte bërë shumë e madhe. Dhimbja u shpërnda nëpër të gjithë trupin”.
I pyetur nëse ishte Vladimir Putin ai që dha urdhrin për helmimin, Viktor u shpreh se:
Kam një përgjigje por nuk mund ta them”.
Diskutime rreth kësaj post