Kryeministri Rama pas toneve të larta gjatë ditës së djeshme, ka dalë sot në një bashkëbisedim me gazetarët për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit.
Ai thotë se qytetarët e Kukësit janë keqinformuar, ndërsa sqaron se nuk është tërhequr aspak nga pozicioni i tij.
‘’A e keni lexuar kontratën?! Me siguri që përgjigja është jo. Fakti që në kontratë është e parashikuar një ulje për kaluesit e shpeshtë të rrugës, është interpretuar si një tërheqje nga ana ime.
Më vjen keq se në këtë proces, kjo kontratë është e parashikuar që para dy vitesh, ngrihet një furtunë në gotë, dhe derdhet dhe nxjerr zjarr mbi pronën e përbashkët, dhe duhet që ta dëmshpërbeljë sërish buxheti ynë i përbashkët”, u shpreh Rama.
Ndërkohë që nuk ka munguar as arroganca nga ana e kryeministrit me gazetarët, ku u shpreh se një pjesë e mirë e tyre nuk kishin lexuar kontratën.
‘’Vetëm ju mund të bëni pyetje të tilla, në ato kushte që ishim dje Policia ka bërë më të mirën, duke ruajtur gjakftohtësinë”, u shpreh Rama referuar pyetjes së gazetarëve në lidhje me dhunën ndaj protestuesve.
“Kush e shkel vijën është në shkelje të ligjit. Godet apo nuk godet je në shkelje të ligjit. Policia ka bërë dje më të mirën e mundshme për ballë një tufe vandalësh të cilët do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Nxitësit i kanë parë të gjithë dhe e di i madh he i vogël se kush janë. Deri më sot kompania ka bërë 15.2 milionë euro investime mbrojtëse” tha Rama.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarja e ‘’Fax News” Ambrozia Meta në lidhje me mundësinë e uljes së taksës, Rama u shpreh: Përballë pyetjeve të tilla mua më lind përgjigja ‘’a dëgjoni, a nuk dëgjoni”. Unë e thashë më herët që në kontratë është e parashikuar që banorët e zonës do të kenë lehtësira. Deri në momentin që flasim kompania ka bërë 15 milionë euro investime, ju i keni bërë kronikat apo jo?!
Diskutime rreth kësaj post