Rama ka kthyer të gjithë motorët e qeverisë, që nga ministria e Brendshme, policia dhe strukturat e tjera kundër popullit për t’i treguar se kush e bën ligjin.
Ky reagim i marrë si një kundërpërgjigje nga qeveria ndaj numrit të madh të protestuesve ditën e sotme kundër tarifës së Rrugës së Kombit.
Pas 3 furgonëve të parë që ka dërguar në mesditë në Kukës, Edi Rama ka urdhëruar Fatmir Xhafën që të dërgojë në Kukës një numër të shtuar të forcave policore në Kukës.
Kështu që nga forcat RENEA e deri ato të FNSH-së janë nisur në drejtim të Kukësit dhe zonave të tjera veriore.
Në një video të shpërndarë në Instagram nga Kukësi jonë, qytetarët raportojnë:
Beni kujdes sepse shume fugona policie po hyjne ne Kukes.
Mbroni Kukesin , Shperndani Videon , Paralajmerojini te Gjithe , Mbroni patriotet , Mbroni veten tuaj!”
Diskutime rreth kësaj post