Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në konferencën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore është shprehur se drejtuesit e vendit por dhe rajonit duhet të dënohen me ligj për shitjen e vajzave si skllave.
“Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vendet të tjera në rajon, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit.”
Ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare për fondet që janë për strehëzat e grave, që të përdoren pikërisht në ndihmë të vajzave dhe grave viktima.
“Kanë qenë burrat që i i çojnë këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë, vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e shërbimeve në një kontekst rajonal.”
Krahas thirrjes së tij për drejtësi, ai e përgëzoi Shqipërinë për udhëheqjen rajonale, duke përmendur mikpritjen e një konference me 10 koordinatorë të anti-trafikut 2 vjet më parë, në diskutimin për parandalimin e trafikimit të fëmijëve.
Diskutime rreth kësaj post