Si Franca dhe Gjermania, është e mbushur me azilkërkues nga vendet e sigurta si Gjeorgjia dhe Shqipëria. Për të ushtruar presion, kërcënohet vendosja e vizave.
Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë, Theo Francken do të vizitojë Shqipërinë dhe Gjeorgjinë në muajt e ardhshëm. Atje, ai dëshiron të përcjellë mesazhin se nuk ka kuptim që shqiptarët të kërkojë një jetë të re në Belgjikë.
Zyrtari belg mendon se dhe shtetet anëtare të BE-së, si Gjermania, Franca, Suedia dhe Hollanda, kanë pakënaqësi me rritjen e numrit të kërkesave për azil nga këto dy vendet.
Rritja nuk është masive, por trendi kërkon vigjilencë të shtuar
Në Belgjikë, vitin e kaluar ka pasur 418 kërkesa për azil nga gjeorgjianët, që është mesatarisht 35 në muaj. Në mars, numri i aplikimeve për azil ishte 95, pothuajse tre herë më i lartë. Përveç kësaj, ka pasur 799 azilkërkues shqiptarë vitin e kaluar. Mesatarja 67 në muaj për vitin 2017 mbetet më shumë ose më pak e qëndrueshme, me rreth 60-70 aplikime në tre muajt e parë të këtij viti.
Megjithëse çdo kërkesë për azil shqyrtohet në mënyrë individuale, statusi i “tokës së sigurt” do të thotë se procedura e azilit trajtohet më shpejt. Për më tepër, azilkërkuesi duhet të dëshmojë se situata e tij është aq e jashtëzakonshme sa ai të meritojë mbrojtje.
Udhëtimi pa viza
Ajo që e bën Belgjikën, Gjermaninë, Francën, Suedinë dhe Holandën tepër frustruese është se ato janë të ngarkuara me problemet, sepse shqiptarët dhe gjeorgjianët kryesisht shkojnë në këto pesë shtete. Pozicioni i dobët i politikës europiane të azilit është se, ka shumë vështirësi që njerëzit të largohen pasi të kenë arritur në këto vende.
Udhëtimi pa viza tregohet si arsye për rritjen e numrit të azilkërkuesëve. Shqiptarët mund të udhëtojnë pa vizë në një shtet anëtar brenda zonës Shengen që nga viti 2010 – ku zbatohet lëvizja e lirë e personave – dhe qëndrojnë atje ligjërisht për tre muaj. Këtë përfituan dhe gjerorgjinatë vitin e kaluar
Ekziston gjithashtu shqetësim në rritje për fluksin e emigrantëve të paligjshëm. Këta janë shqiptarë dhe gjeorgjianë që qëndrojnë pas 90 ditësh ose vendosen pa u regjistruar. Shërbimet e policisë holandeze dhe gjermane tashmë janë alarmuar se trafikimi i drogës dhe banditizmi i madh kontrollohen gjithnjë e më shumë nga shqiptarët.
Bomba atomike diplomatike
Nga shërbimet policore, presion po vihet në kthimin e vizave. Kjo është e mundur sipas rregullave evropiane, por përshkruhet në qarqet politike belge si “bombë atomike diplomatike”.
Burimi: tijd.be
Diskutime rreth kësaj post