Priten zhvillime te rendesishme ne Kosove. Dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se të premtën, do të ketë shkarkime. Këtë e ka thënë kryeministri në mbledhjen e djeshme të jashtëzkonshme.
Ai ka konfirmuar se sot, e premte do të ekzekutojë shkarkime në kabinetin e tij qeveritar, pas operacionit të sotëm ku u deportuan me urgjencë gjashtë shtetas turq nga Kosova.
“Me siguri po”, është përgjigjur ai, kur është pyetur nëse nesër do të shkarkohet dikush.
Mësohet se bëhet fjalë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi.
Diskutime rreth kësaj post