Pasditja e sotme ka qenë vërtetë e rëndë në Fier, teksa dy të rinj kanë zgjedhur që t’i japë fund jetës. Vajza 17 vjeçare është gjetur në kohë nga familjarët, ndërsa në gjendje të rëndë është transportuar drejt spitalit.
Policia thotë se: Rreth orës 16:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, është vetëplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe.
Arma e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier.
Po ashtu në fshatin Bishan, Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur.
Nuk dihet ende nëse dy të rinjtë kanë lidhje mes tyre, dhe as shkaqet që mund të kenë çuar në këto akte fatale.
Diskutime rreth kësaj post