Një tjetër gropë karstike, thellësia e së cilës llogaritet mbi 4-6 metra ndërsa diametri 2 metra, është vërejtur mesditën e kësaj të enjteje, në një zonë jo shumë larg nga qendra e Bashkisë së Belshit, në zonën e Dumresë.
Sipas gjeologëve, në thellësi të kësaj grope gjendet ujë dhe formacioni gjeologjik i saj është i tipit gips, i cili në prani të ujërave nëntokësorë tretet duke përbërë kështu një rrezik që duhet frenuar në kohë.
“Fenomeni natyror i krijimit të gropave karstike është bërë i shpeshtë në këtë zonë për shkak të formacionit të saj gjeologjik”, sqarojnë specialistët, duke shtuar se një grup gjeologësh do bëjnë vlerësimin e situatës për të vendosur nëse kjo gropë duhet të mbyllet apo jo. /GSH.al
Diskutime rreth kësaj post