Një 62-vjeçar nga Durrësi nuk ka mundur të arrijë i gjallë në spital, duke ndërruar jetë në ambulancë.
Shtetasi S.Xh. është gjetur i shtrirë në një trotuar në lagjen nr.12 të Durrësit, një ditë më parë.
Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që kanë njoftuar menjëherë urgjencën, por tentativa për ta dërguar në spital ka dështuar, pasi 62-vjeçari është ndarë nga jeta brenda në ambulancë.
Në bazë të ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se shtetasi S.Xh. ka humbur jetën për shkaqe natyrale, njofton policia e Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post