Në fillim të muajit Shtator të vitit 2015, në media doli një raport konfidencial, i mbajtur sekret deri më atëherë i misionit të OSBE-së në Tiranë
Në atë raport thuhej se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka një pasuri që shkon rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky raport, pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE-së, nuk është mohuar asnjëherë nga hartuesit e tij.
Të dhënat i referoheshin informacioneve konfidenciale, atyre të publikuara në media apo në kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.
Sipas të njëjtit raport, kjo shumë e frikshme është krijuar nëpërmjet ryshfetit me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, të cilën Rama e ka drejtuar plot 12 vite.
“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhejnë raport.
Ndërkaq, Rama në një debat me qytetarët në rrjetet sociale, ka thënë se pasuria e tij është hetuar njëherë nga ILDKPI, në kohën kur ishte në opozitë.
“Nuk ka e nuk do të ketë kurrë asnjë njeri që të ketë një qindarkë të veten në xhepin tim e as kurrë nuk ka pasur e nuk do të ketë një qindarkë në të ardhurat e mia, që të jetë e arkës së shtetit shqiptar”, i është kundërpërgjigjur Rama, një qytetari, ndërsa ky i fundit e ka shenjëstruar për pasurinë.
CNA.al sjell deklarimin e pasurisë së Kryeministrit nga viti 2013 deri në vitin 2016, referuar të dhënave nga Open Spending Albania dhe të dhënave të marra nga ILDKPI.
Në deklaratën e tij të pasurisë, rezulton se bashkëshortja zonja Linda Rama, fiton më shumë se kryeministri. Ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, honorare, të ardhura nga qiraja e një apartamenti banimi dhe të ardhura nga interesat bankare. Paga e zonjës Rama është më e lartë se e kryeministrit me 3 142 579 lekë që ajo paguhet si eksperte, kundrejt pagës së kryeministrit prej 2 021 748 lekë.
Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga qiraja e një apartamenti në shumën 2 milion lekë si dhe të ardhura nga honorarë në shumën 814 mijë lekë.
Djali i kryeministrit Gregor Rama ka deklaruar shtesë llogarie 14 mijë euro. Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit për vitin 2016 kanë qenë 25 mijë euro. Gregor Rama ka deklaruar te kategoria e detyrimeve dhe një kontratë qeraje 2 vjeçare, për të cilën duhet të paguajë 432 mijë lekë
Viti 2013
Pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.
Pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
Bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
Bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
Gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.
Kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.
Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.
Detyrim i papaguar subjektit ndërtues të shtëpisë së banimit në Surrel me vlerë 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
Detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.
Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
Posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.
Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto nga qira ap. banimi, 2 069 019 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.
Djali, të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.
Gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, -601 699 lekë.
Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.
Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.
Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.
Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.
Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.
Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.
Detyrime të paguara në vlerën -35 238 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.
Djali, detyrime të paguara në vlerën -432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 173 405 lekë.
Te ardhura nga honorare te tjera, 161 468 leke.
Të ardhura nga vijimi i shitjes së librit “Kurban’, 159 700 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna si eksperte, 8 582 342 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 234 555 lekë.
Gjendja cash pakësuar me 645 700 lekë.
Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 72 022 euro, marrë më 22.10.20013, me principal 80 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50 % të vlerës secili.
Bashkëshortja, Lindita Rama gjendja e llogarisë bankare personale, shtuar me 427 546 lekë.
Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel,Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë 400 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, 9 642 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.
Zonja Lindita Rama, shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.
Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.
Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.
Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.
Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.
Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.
Llogari Bankare pa ndryshime.
Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.
Paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën 7 099 EU (shtatëmijë e nëntëdhjetë e nëntë) për Kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80 000 EU, afat shlyerje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU.
Viti 2016
Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.
Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë.
Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lek
Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto nga qira apartament banimi, 2 069 019 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.
Djali, të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.
Gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, -601 699 lekë.
Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.
Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.
Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.
Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.
Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.
Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.
Detyrime të paguara në vlerën -35 238 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor./CNA.al
Diskutime rreth kësaj post