Kishte përshtatur trajlerin e prishur si një magazinë të lëndës narkotike por është arrestuar nga policia.
Një 42 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të karrocerisë – trajler të prishur që kishte në pronësi iu gjetën 188 kg lëndë narkotike.
Traileri ishte përshtatur si magazinë. Ndërkohë, policia e Durrësit informon se në pranga ra Artan Kruja banues në Fushë Krujë:
“pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Neni 283/1 K.P.”
Diskutime rreth kësaj post