Nga aksidenti i ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, konkretisht në Sukth, mësohet se dy vajza kanë pësuar lëndime të lehta ndërsa ndodhen në spitalin e Durrësit.
Gazetarja e “DurrësLajm” mëson se dy vajzat me inicialet S.N. 19 vjeçe, banuese në Durrës dhe K.D. 19 vjeçe, banuese ne Sukth janë në gjendje të vetëdijshme dhe kanë pësuar lëndime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërsa një e tretë ka pësuar traumë psikologjike.
Dëshmitarët okularë në vendngjarje thanë për “DurrësLajm” se shkak i aksidentit ishin dy furgonat, shoferët e të cilëve po garonin me njëri-tjetrin për të marrë pasagjerët në stacion.
Dëshmitarët shprehen se në stacion gjithashtu ndodhej edhe një autobus në të cilin po hipnin pasagjarë, ndërsa furgonat kishin ndaluar në mënyrë të paligjshme në momentin kur një trajler është përplasur më njërin prej tyre.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.03.2018, rreth orës 11:20, në autostradën Tiranë– Durrës, në Sukth shtetasi A. Rr. duke drejtuar mjetin tip furgon me targa AA 387 FF është përplasur me mjetin tip Benz furgon me targa AA 337 SB, me drejtues shtetasin A. Xh. dhe mjetin tip Scania me targa AA 181 AS.
Për pasojë janë aksidentuar shtetaset S.N. 19 vjeçe, banuese në Durrës dhe shtetësia ndodhen në spitalin e K.D. 19 vjeçe, banuese në Sukth, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post