Policia e Tiranës ka arrestuar dy vajza, pasi prej kohësh kishin hapur një studio që e përdornin për prostitucion virtual nëpërmjet internetit.
Nga hetimet e policisë, ka rezultuar se 30-vjeçarje me iniciale B.S , prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.
Policia ka sqaruar se pasi ka zbuluar këtë studio ku realizoheshin lidhje online ndërmjet vajzave dhe klientëve, policia ka vënë në pranga administratoren si dhe 27-vjeçaren me iniciale A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndërsa, në gjendje të lirë është proceduar penalisht edhe një 40-vjeçare, për veprën penale “Prostitucion”.
Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.
Pas arrestimeve, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe për veprën penale “Prostitucioni”.
Diskutime rreth kësaj post