Policia italiane ka arrestuar sot 4 persona në kuadër të një operacioni anti-drogë në Firenze. Në mesin e tyre është edhe shqiptari i identifikuar si Pavlin Delia. Mediat italiane shkruajnë se hetimet për këtë grup nisën që në dhjetor të vitit 2016, duke kryer qindra përgjime telefonike dhe mjedisore.
Arrestimi i tij do të kishte kaluar “lehtë” nëse nuk do të ishte pjesë e një grupi kriminal, ku pjesëtarë do të ishin dhe anëtarë të Cosa Nostra-s.
Karabinierët gjithashtu po kryejnë kërkime mbi 11 të dyshuar. Nga hetimet e policisë rezultoi se droga pasi vinte nga Spanja në Itali, përfundonte në duart e shqiptarit Pavlin Delia, 38 vjeç i cili merrej me magazinimin dhe shpërndarjen.
Por 38-vjeçari Pavlin Delia nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Në vitin 2015 ai ishte pjesë e një hetimi, për mashtrim. Sipas organit të akuzës, Pavlin Delia i cili hiqej si punonjës
i INTERPOL në bashkëpunim me Irme Musaraj i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një sasi lekësh mjekut Emil Kalimeri.
Po këto akuza nuk u vërtetuan nga Gjykata e Apelit dhe mjeku nga ana tjetër u shpall fajtor për përndjekjen e Irme Musarajt. Po ashtu disa muaj më vonë Pavlin Delia do të arrestohej pasi shkaktoi një aksident.
Në rrjetet sociale Delia shihet se ka qenë një frekuentues i rregullt i ambienteve me muzikë tallava, ku nuk mungojnë fotot me këngëtarin Muharrem Ahmeti.
Diskutime rreth kësaj post