Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi nuk ia kanë dal as në ndeshjen e kthimit ndaj Sllovakisë. 21-vjeçarët u mposhtën me rezultatin e thellë 4 – 1 në transfertën sllovake, duke humbur plotësisht shpresat për vendin e dytë që të dërgon në play-off. 21-vjeçarë e Sllovakisë pas fitores para pak ditësh në Tiranë, fituan edhe në vendin e tyre, këtë herë me thellë.
Takimi do të zhbllokohej që në minutën e 19-të me anë të Haraslin, ndërkohë pjesa e parë do të mbyllej me një tjetër gol. Në minutën e 47-të, Mraz do të dyfishonte shifrat e takimit. Pjesa e dytë do të niste më mirë për kuqezinjtë, teksa do të ngushtonin shifrat në minutën e 63-të me anë të Rei Manaj.
Por, sllovakët do të kundërpërgjigjeshin shumë shpejt, duke shënuar dy herë brenda katër minutash, me Siplak dhe Mraz. Krejt takimi do të mbyllej me fitoren e vendasve me rezultatin 4 – 1. Përsa i përket lojtarëve shkodranë, në këtë takim u aktivizuan Çinari dhe Krymi, ndërsa portjeri Sherri qëndroi në stol. Ndërkohë si zëvendësues luajti edhe mbrojtësi Hakaj.
Diskutime rreth kësaj post