Ishte lajmeruiar se negociatat per Paktin Detar mes Shqiperise dhe Greqise, pritej te finalizoheshin me nje marreveshje dypaleshe, qe u tha se do te behej per Pashke, kohe kur pritej qe ne vendin tone te mberrinte kryeministri grek Aleksander Cipras.
Por sot ne mediat greke po flitet per nje anulim te takimit te pritshem Rama-Cipras.
“Himara.gr” shkruan ne nje artikull se takimi që pritej të vulonte paktin detar eshte anuluar dhe pas tij qëndron Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
“Edi Rama javën e kaluar, pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” në Stamboll, ku u takua me Erdogan. Me sa duket ai donte ta informonte për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-greke, veçanërisht çështja e detit. Sipas burimeve shqiptare, Erdogan e ka këshilluar Ramën të bllokojë marrëveshjen me Greqinë”,- shkruan Himara.gr.
Diskutime rreth kësaj post