Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Anastacia nuk eshte ndier rehat me veshjen e saj gjatë kërcimit në emisionin “Ballando con le stelle” në Itali. Gjatë koreografisë njëra prej lëvizjeve i ka zbuluar më shumë se ç’duhet të brendshmet.
Por pavarësisht kësaj, performanca e saj ka qenë elektrizuese, duke bërë një diferencë me të gjithë.
E shoqëruar me balerinin e famshëm Maykel Fonts, Anastacia ka bërë një prezantim të jashtëzakonshëm.
Ndërkohë ajo foli edhe periudhën më të vështirë të jetës së saj. “Sëmundja për mua ishte një bekim”, tregon Anastacia që kaloi një kancer të vështirë. “Fjala kancer i shkakton frikë të gjithëve, por unë provova të nxjerr anën pozitive. Dhe ajo nis me fjalën ‘can’, mundem në anglisht”, tha Anastacia.
Diskutime rreth kësaj post