Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka replikuar me deputetin demokrat, Agron Shehaj, në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.
Gjatë kohës që Shehaj po pyeste Ahmetajn për ndikimin që do ketë tek biznesi dhe tek konsumatori taksa e re për TVSH-në, Ahmetaj ka thënë një batutë interesante: “Nesër Meme në Facebook.”
Replikat e plota:
Ahmetaj: Skema e TVSH nuk e ul fitimin e biznesit, çmimi te konsumatori nuk ndryshon. Pra, TVSH nuk është një taksë e re.
Shehaj: Pas deklarimit ka pagesë
Ahmetaj: Mos bërtit
Shehaj: Leri mashtrimet
Ahmetaj: Ca ke që bërtet
Shehaj: E dimë se si keni bërë biznes. Mjaft mashtrove.
Ahmetaj: Merre me qetësi se dashuria iku, ja ku e ke shishen se meme e ke nesër. Është paguar që nga viti 1996.
Shehaj: Do mbeteni në histori zoti ministër
Shehaj: Keni bërë analizë mbi kostot shtesë te biznet e vogla, apo jo?
Ahmetaj: S’ka kosto shtesë. Deklarimet çdo tre muaj, asnjë kosto administrative për biznesin vogël. Pra, nuk ka rritje çmimesh, se e ka 20% që nga ‘96.
Diskutime rreth kësaj post