Binjakët shquhen si komunikues të mirë ndër shenjat e tjera të horoskopit. Bien në sy lehtë për meritë të mendjes së shpejtë, zgjuarsisë së mprehtë dhe aftësisë për të biseduar. Njerëzit e kësaj shenje punojnë në fusha që përfshijne gazetarinë, shprehje opinionesh, fusha të cilat kërkojnë të shkruash e të ndërrosh mendime. Janë tipa që emocionohen shpejt, me mendje të gjallëruar dhe që nuk mposhten lehtë. Përpiqen të bëjnë çdo gjë, ashtu siç dinë vetë.
Nëse personat me të cilit kanë të bëjnë nuk durojnë e pranojnë pa kushte natyrën e tyre të ndryshueshme e pak a shumë me dy karaktere, do ta kenë të vështirë të merren vesh me ta. Janë ekspertë në gjetjen e rrugëve të lira e pa shpenzime. Kanë aftësinë të përdorni mirë dhe dorën e djathtë dhe të majtën, janë të shakthët dhe përshtaten lehtë, janë tepër kuriozë dhe arrijnë deri aty sa të harxhojnë ndonjëherë kot energjitë e tyre.
Ndër të metat më të mqdha të Binjakëve është karakteri i ndryshueshëm dhe të qenit të pabesueshëm. Kanë aftësi të mira të menduari e reflektuari dhe ndihen krenarë me zgjuarsinë e tyre. Kur Dielli ndodhet në shenjën e Binjakëve, duket sikur fluturojnë e nuk janë me këmbë në tokë, por ashtu si Virgjëresha edhe atyre iu pëlqejnë faktet, detajet e rëndësishme, për këtë arsye mund të bëhen detektivë të mirë.
Në këtë aspekt, luan rol edhe afësia në konceptimin e fjalëve të dëgjuara e të lexuara. Janë nga ata persona që ua thonë të tjerëve, ato që mësojnë vetë. Për ta është e vështirë të ruajnë sekrete. Gjithashtu e kanë qejf edhe shkencën dhe janë tipa që dëshirojnë të mësojnë e lexojnë. Mund të bëjnë dy punë në të njëjtën kohë pa vështirësi. Kanë fantazi të zhvilluar, e cila mund t’i ndihmojë por edhe mund t’i prishë punë. Megjithatë mund të arrijnë në përfundime të vështira, në të cilat jo shumëkush mund të arrijë me lehtësi të madhe. Në përgjithësi, janë njerëz zemërmirë, me qëllime të mira e të kuptueshëm (tolerantë). Janë idealistë dhe kanë njdjenja e intuitë të fortë. I pëlqen të jenë të zënë e të merren vazhdimisht me dicka.
Nuk i humbasin anjëherë ambiciet. Shumica e problemeve me të cilat përballen, burojnë nga karakteri i tyre i dëshirës për ndryshime dhe shumëllojshmëri. Ylli i tyre, Mërkuri, simbolizon zgjuarsinë dhe lëvizjen. Në sajë të zgjuarsisë së tyre, jetojnë përherë në rehati. Janë të lumtur, dialogues dhe me aftësi për humor. Me një fjalë, janë tipa që nuk i mërzisin të tjerët. Kur fillojnë të flasin, shumëkush nuk do t’i ndërpriste fjalën e do të donte t’i dëgjonte më tepër. Për këtë arsye mund të bëhen edhe biznesmenë të suksesshëm. Për sa kohë që vënë në punë zgjuarsinë e tyre të veçantë, mund të arrijnë me sukses të bëjnë vepra të mëdha.
Janë shumë te lëvizshëm, madje është e vështirë t’i shohësh vazhdimisht në një vend. Merziten nga punët monotone. Shpeshherë ankohen se janë të merzitur. Të lindurit e kësaj shenje mund të martohen 2-3 herë. I duan shumë fëmijët. Kur flasin me ta, harrojnëmoshën dhe i përshtaten moshës së fëmijëve. Si mashkulli dhe femra e shenjës së Binjakëve i pëlqejnë shumë udhëtimet. Janë tipa aktivë, të shkathët në përgjigje, të lumtur, të zgjuar, komunikues dhe me humor të hollë, tpla që nuk kuptohen lehtë.
Diskutime rreth kësaj post