Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të “Zyrës për Kosovën” Marko Gjuriq, duke e quajtur “provokim brutal” dhe “akt kriminal” të autoriteteve të Prishtinës.
Sipas tij, Prishtina e ka bërë këtë akt e ndihmuar nga disa shtete perëndimore.
Vucic hodhi akuza të rënda ndaj shqiptarëve duke i cilësuar si terroristë.
Në arrestimin e Marko Gjuric, presidenti serb bëri me faj edhe misionin e EULEX, pasi sipas tij dy makina të këtij misioni kanë qenë të përfshira në aksion.
Vucic tha se Marko Gjuric ishte keqtrajtuar nga policia e Kosoves dhe se tani ai do të marrë trajtim në një spital të Beogradit.
Me poshte keni pamjet e aksionit policor:
Diskutime rreth kësaj post