Pas vendimit per pagesen ne Rrugen e Kombit, reagime të shumta ka pasur në radhët e politikës dypalëshe.
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj ditën e djeshme reagoi ashpër ndaj shumës së vendosur për të kaluar në Rrugën e Kombit, duke thënë se nuk u pyet nga pala shqiptare dhe se nuk ishte bërë asnjë konsultë me ta.
Sakaq, një tjetër vendim drastic duket se ështëë marrë nga pala kosovare, pasi 50 biznese të ndërtimit ditën e sotme kanë vendosur që ta bojkotojnë “Rrugën e Kombit” pas tarifave për kalimin e autostradës të vendosura nga Qeveria Shqiptare.
Pas vendosjes së taksës, këto makina që deri para disa ditësh paguanin rreth 35 milion euro në vit, pas vendosjes së taksës do të paguajnë rreth 1 milion euro më shumë. Sakaq, vendimin për ta bërë Rrugën e Kombit me pages, kompanitë e quajnë si plaçkitje nga qeveria shqiptare.
Jetmir Bytyçi, përfaqësues i këtyre bizneseve, i tha Klan Kosovës se kjo është një “plaçkitje” e vendosur nga shteti shqiptar, për të cilin thanë që kanë tentuar t’ia paraqesin ankesat e shqetësimet e tyre, por që nuk u morën parasysh deri tani. Bytyçi shton se pas këtij bojkoti, do të detyrohen që biznesin e tyre ta orientojnë nga vendet që ai i cilëson si të “padëshirueshme”, siç janë Serbia dhe Maqedonia.
Ai shprehet i bindur se bojkotin do ta mbajnë dhe nuk do të heqin dorë nga vendimi i tyre, deri në zbritjen e taksës rrugore, për të cilën thotë që nuk janë kundër saj, mirëpo çmimi është tepër i lartë. Ai thotë se po të përshkruhet rruga nga Serbia apo Maqedonia, nuk paguhen më shumë se 10 cent për një kilometër rrugë, kurse për 1 kilometër të përshkruar në “Rrugën e Kombit” duhet të paguhen mbi 0.38 cent.
Diskutime rreth kësaj post