Kush e ka vizituar së paku njëherë të vetme Sarandën ka rënë në dashuri me shkallët gurore në mes të qytetit që të çojnë në thellësinë e lagjeve sarandjote.
Ato shkallë mbajnë një histori dhe janë pjesë përbërëse e ndërtimtarisë kulturore të qytetit bregdetar, por me sa duket u ka ardhur fundi me “epokën” e Floriana Kokës.
Prej pak ditësh ka nisur shkatërrimi i këtyre shkallëve që përbëheshin nga gurë dekorativë, për t’u zëvendësuar me pllaka mermeri.
Pllakat e mermerit mund të jenë shumë të mira për qendra post-moderne, por kur mbivendosen në një qytet karakteristik është si t’i vendosësh shalë gomarit, siç thotë populli.
Një qytetare ka shkruar për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ! Thirrje SOS nga Saranda! Po bëhet një pisllëk i neveritshëm. Po prishen shkallët e gurit dhe po vihet mermer i shpifur, i tmerrshëm.
Shkallët ishin për bukuri siç i shihni në foto (ato që nuk janë shkatërruar ende). Për kë është e nevojshme prishja e shkallëve?!
Se për banorët e Sarandës gurët e shkallëve janë karakteristike dhe rezistente ndër vite. Ku po i çojnë gurët, përse po i lejojnë të na shkatërrojnë qytetin para syve?!”
Diskutime rreth kësaj post