LETRA
E dashur Deidre, kam kaluar mbrëmjen më të mirë të jetës sime duke bërë seks me një shok timin shumë të mirë, por ai nuk dëshiron të jetë i dashuri im.
E putha kur ishim në një festë kur u takuam fillimisht dy vjet më parë. Isha 18 vjeç atëherë dhe sapo kisha dalë nga një lidhje me një djalë tjetër. Ky djalë i ri dukej i mrekullueshëm. Ne qëndruam bashkë, biseduam gjatë gjithë kësaj vere, por vetëm si miq.
Më në fund më tha se do të bënte një lëvizje me një vajzë që i pëlqente dhe i kishte kërkuar takim.
Ajo ishte 19 vjeç dhe ai 21 vjeç. Por u ndanë pas një viti lidhje sepse ajo nuk e lejonte djalin të takonte miqtë e tij.
E një ditë, unë dhe ai shkuam në një koncert me miqtë tanë dhe pasi unë jetoj në anën tjetër të qytetit dhe ishte tepër vonë për një autobus, e pyeta nëse mund të kaloja natën në shtëpinë e tij. Ai tha: “Sigurisht që mundesh”.
Gatuam darkën dhe qeshëm pafund duke dëgjuar muzikë.
Ai më puthi dhe përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale. Ai ishte i qetë, i butë, nuk ngjante fare me djemtë e tjerë që kam pasur raport seksual.
Bëmë seks përsëri në mëngjes dhe përsëri ishte fantastik. Kur i thashë mirupafshin të nesërmen që po ikja, fillova të qaj.
Ai më çoi mesazh më vonë për të më pyetur nëse isha mirë. I thashë se po ndieja për të.
Ai u përgjigj: “Unë patjetër të shoh më shumë se vetëm një mike, por kjo marrëdhenia e fundit qe kam pasur me të vërtetë më ka bere te ndihem keq. Ajo vajze me ka fikur emocionet e dashurisë mua dhe nuk mund të kem nje lidhje tani”
Unë nuk e di nëse ai më pëlqen apo është i frikësuar.
DEIDRE thotë: Shumë njerëz pasi kryejnë marrëdhënie seksuale me dikë, pastaj të nisin të ndiejnë emocionet e dashurisë.
Por ju nuk mund të bëni që dikush të ndiejë për ju diçka që ai nuk e ndien realisht. Ai është treguar i ndershëm me ju.
Tha se nuk është gati të angazhohet në një marrëdhënie me askënd tani. Ai është i lenduar, kështu që ka nevojë për kohë për të gjetur përsëri besimin e tij.
Duhet te presesh, duke i thënë vetes se do keni përpara, çfarëdo që të ndodhë.
Një romancë mund të vijë natyrshëm. Por nëse jo, pranoni që keni gjetur një mik të mirë dhe shikoni dikë tjetër për një marrëdhënie.
Diskutime rreth kësaj post