Bota e televizionit në Itali është në zi, pasi prezantuesi i njohur Fabrizio Frizzi ka ndërruar jetë gjatë natës, pasi humbi betejën me jetën, pas një hemorragjie cerebrale.
Mediat italiane kanë raportuar sot për humbjen e madhe të preznatuesit.
“Me Fabrizion ikën një pjesë prej nesh, e historisë sonë, e jetës sonë të përditshme”, – ka thënë zyrtarisht RAI.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë familjarët, gruaja e tij Carlotta, vëllai i tij Fabio dhe familja e tij. “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhënë!”
Më 23 tetor, Frizzi pësoi ishemi gjatë regjistrimit të një episodi të programit “L’Eredità”.
Ai u dërgua ne spitalin e Romës, por u përmirësua dhe doli disa ditë më vonë, ndërsa në dhjetor u kthye në TV. Më 5 shkurt ai mbushi 60 vjeç dhe duke për sëmundjen pohonte: “Nuk ka mbaruar akoma: nëse unë shërohem, do t’ju tregoj gjithçka në detaje, sepse unë do të bëhem dëshmitar i hulumtimit, tani është hulumtimi që më ndihmon”.
Diskutime rreth kësaj post