Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar pas lajmit se nga sot nis testimi i pagesës për çdo automjet që do kalojë në Rrugën e Kombit.
“Ajo çka ben koncesionari tani është që në përfundim të procesit të instalimit të pikave të pagesës fillon testimin e sistemit”,- thuhet në reagim.
Deklarata e plotë e Ministrisë:
Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:
Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.
Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.
Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.
Tarifat nga java e ardhshme për të kaluar në Rrugën e Kombit
Klasa 1 motor – 2.5 euro
Klasa 2 veture – 5 euro
Klasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 euro
Klasa 4 kamion i mesem – 16.2 euro
Klasa 5 kamion i rende – 22.5 euro
Diskutime rreth kësaj post