Këngëtarja e njohur dhe shumë e komentuar, Zaimina Vasjari e ftuar në “Xing me Ermalin”, ka folur për herë të parë pas lindjes për ndjesinë e të bërit nënë pasi lidni vajzën e saj Khloe.
“Është kënaqësia më e bukur që mund t’i ndodhë një femre”, tha Zaimina, fjali e cila u duartrokit shumë nga publiku.
“Dua të përshëndes të gjitha nënat që janë sot këtu. Dua të përshëndes dhe mamin tim sepse kur bëhesh nënë vetë, nëse ke qenë mirënjohëse më përpara, bëhesh një mijëfish mirënjohëse. Duhet t’i falenderojmë për gjithë sakrificën, dashurinë pa kushte, për të gjitha gjërat e mira që na kanë falur në jetë”, u shpreh këngëtarja.
Ajo tha se ka patur një shtatzëni të mbarë, por pas lindjes tregoi se ka kaluar një “sklerozë” të lehtë siç e quan vetë ajo pasi harronte shumë.
“Jo nuk kam mbajtur dietë. Unë nuk kam marrë shumë kile gjatë shtatzënisë, kam marrë vetëm kilet e bebit dhe ujërat. Kam patur një shtatzëni të mbarë, nuk kisha neps. Të bërit nënë është kënaqësia më e bukur që mund t’i ndodhë një femre. Ishte një eksperiencë e re për mua dhe ditën e dytë kur linda kam qarë sepse po qante goca. Pas lindjes më ndodhi po ashtu një tip skleroze e lehtë pasi harroja shumë”, tha këngëtarja.
Diskutime rreth kësaj post