Pesë hapa për të arritur në Britani (për një pagesë prej 10,000 paund). Mediat britanike kanë zbuluar rrugën pasi policia shqiptare, në bashkëpunim me Europol shkatërroi bandën e kontrabandës së njerëzve.
Sipas Dailymail, operacioni ndërkombëtar zbuloi më shumë se 50 njerëz që merreshin me trafikimin duke bërë miliona. Destinacionet përfundimtare ishin: Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Kanada.
Sipas kësaj media 750 shqiptarë përfunduan në Britani, të trafikuar nga kriminelët, që merrnin deri në 20 mijë paund.
Nga ana tjetër, britanikja “The Sun” thotë se udhëheqësi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të klandestinëve, duke iu referuar grupit shqiptar që u shkatërrua nga policia, është me nënshtetësi irlandeze.
Në shkrim theksohet se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është me origjinë shqiptare, por ka jetuar më parë në jug të Dublinit.
“Ky individ është një prej personave kryesorë të grupit dhe dyshohet se është shumë i përfshirë në trafikim. Ai dyshohet se është pjesë e mafias shqiptare dhe është përfshirë në shumë aspekte të krimit të organizuar”, thotë një burim për “The Sun”.
Po autoritetet kanë dhe një tjetër shqetësim. Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të huaj të burgosur në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë.
NCA thotë se bandat shqiptare kanë ‘kontroll të konsiderueshëm’ të tregut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.
Kathryn Holloway, komisari i policisë dhe krimit të Bedfordshire, tha se: “Brutaliteti i tyre i lartë, janë më të pamëshirshmit që Mbretëria e Bashkuar e ka parë”.
Diskutime rreth kësaj post