Ai asnjëherë nuk ka preferuar të jetë protagonist dhe publiku di shumë pak për djalin e presidentit Ilir Meta.
Besari është djali i vetëm i familjes, i cili prej disa vitesh jeton jashtë për shkak të studimeve në Londër. Në rrjet qarkullojnë foto të Besarit të cilat nuk janë publikuar nga vetë ai, por kësaj radhe ka vendosur të bëjë një përjashtim pasi në familjen Meta sot është një ditë e veçantë.
Meta feston ditëlindjen, dhe mbush plot 49-vjeç. Sakaq, Besari nëpërmjet rrjeteve sociale, i ka bërë urimin e veçantë babait, duke e quajtur dhe vëlla.
“Gëzuar ditëlindjen vëlla”- shkruan krah fotos së publikuar. Ndërkohë edhe vajza e tij e vogël Era e ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e quajtur babain e saj idhull. Presidenti Meta nuk mund të merrte urime më të bukura në këtë ditë të veçantë për të.
Diskutime rreth kësaj post