Biologu Paul Ehrlich pohon se qytetërimi po i afrohet një kolapsi në dekadat e ardhshme për shkak të një shkatërrimi të mjedisit nga njeriu.
E sipas Ehrlich, profesor në universitetin e Stanfordit, popullsia ideale e planetit duhej të ishte diku tek 2 miliardë banorë, aktualisht është 7 miliardë e 350 milionë. Me pak fjalë duhet të kishte 5350 më pak në mënyrë që planeti të jetë i qëndrueshëm.
Sipas tij shtimi i popullsisë bashkë me shtimin e konsumit po e çon popullatën drejt humnerës. Miliona njerëz vuajnë nga uria ose janë të kequshqyer dhe ndryshimet klimaterike po i vrasin njerëzit. Biologu pohon se rreziku më i madh me të cilin po ndeshet ambienti është kontaminimi sintetik.
Prova që kemi është se substancat toksike reduktojnë inteligjencën tek fëmijët.
Ajo që vret botën natyrore është kombinimi i shtimit të popullsisë me konsumin e shfrenuar të planetit.
Sipas një studimi të biologut kjo ka çuar në një zhdukje masive të biodiversitetit ose ajo që shkencëtarët e quajnë si zhdukje masive të Holocenit (epoka gjeologjike e tanishme). Ehrlich sjell disa zgjidhje praktike që ndihmojnë në zbutjen e problemit.
“Për të filluar duhet të bëjmë trajtime moderne antikontraceptive dhe që abortet të jenë të lira dhe të përballueshme, që gratë të kenë të drejta të barabarta rroge dhe mundësish me ato të burrave.” sugjeron ai.
– “Shpresoj që këto të ulin fertilitetin dhe të çojnë në një rënie të numrit të popullsisë botërore. Duhet shumë kohë që të reduktohet numri i popullsisë dhe që të jetë i qëndrueshëm”.
Ehrlich mbështet idenë se popullsia ideale e planetit duhet të jetë rreth 1.5 -2 miliardë njerëz.
Diskutime rreth kësaj post