Policia e Shtetit ka shkatërruar një tjetër grup të trafikut të drogës, ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre një vajzë.
Sipas asaj që njofton policia, në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” janë arrestuar në Fier 3 persona që shpërndanin drogë të llojit kokainë.
Ata janë Sh. Gj, 24 vjeç, banues në Drizë, M. M, 35 vjeç, banues në Fier, Pranvera Isufaj, 27 vjeçe, banuese në Fier.
Arrestimi i tyre u bë i mundur mbi bazën e informacioneve të mara më parë në rrugë operative se në lokalin ”New York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.
Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”Neë York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Sh. Gj dhe M. M.
Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.
Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të Pranvera Isufajt, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.
Po kështu Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerje e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të të arrestuarëve Sh. Gj dhe M. M, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe ndaj Pranvera Isufajt për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Diskutime rreth kësaj post