Xhulio Sollaku 20 vjeç nga fshati Katund i ri në Elbasan dhe Arben Muça 37 vjeç, bashkë me 4 bashkëpunëtorë të tjerë kishin shkuar për të grabitur shtëpinë e dy të moshuarve.
Gjatë përplasjes me armë me policinë, u vra Xhuliano Sollaku, ndërsa Muça mbeti i plagosur.
Burime nga policia, bëjnë me dije për GSH.al se 20 vjeçari është qëlluar vetëm me një plumb në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë që 37 vjeçari ka marrë plumb në këmbë, duke mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Bashkëpunëtorët e tjerë arritën të largoheshin.
Trupin e pajetë të 20 vjeçarit, e ka tërhequr pasdite nga morgu xhaxhai i Xhuljano Sollakut.
Ai ka mbërritur sot në morgun e Fierit për të tërhequr trupin e pajetë të nipit të tij, pasi prindërit e viktimës jetojnë jashtë Shqipërisë dhe janë nisur për të ardhur.
Diskutime rreth kësaj post