Vangelis Marinakis Presidenti i Olimpiakosit, akuzohet për trafik droge drejt Shqiperise. Mediat greke shprehen se dyshohet se ai ka gisht në anijen e mbushur me lëndë narkotike, “Noor 1”, që u zbulua në Pire pak kohë më pare.
Kjo anije, do udhëtonte drejt Shqipërisë dhe më pas droga do përhapej në tregun perëndimor. Prokuroria e Athinës ka hapur hetimet mbi këtë ngjarje dhe presidenti grek pritet të dalë në gjyq në ditët në vijim.
Kjo nuk është hera e parë që Marinakis ka probleme me ligjin. Më parë ai akuzohej për manipulim ndeshjesh, por nga kjo akuzë, doli i pastër.
Diskutime rreth kësaj post