Gjyqtari Fatos Lulo është ‘’koka” e parë e prerë nga Vetingu në sistemin e Drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij për shkak se i janë gjetur rreth 500 mijë dollarë të padeklaruara.
Avokati i tij, tha sot se çështja do të apelohet, dhe se vendimi nuk është i drejtë. Dy ditë më parë, Lulo ishte thirrur në seancë dëgjimore të Vetting-ut, por nuk u paraqit para trupës gjyqësore të KPK-së, ndërsa kishte dërguar si mbrojtës avokatin e tij.
I kaluar në filtrat e KPK-së prej 5 muajsh, së bashku me aftësitë profesionale, lidhjet e tij dhe pasuritë, gjyqtarit kushtetues iu përmend si i dyshimtë vetëm burimi i pasurive.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, tha relatorja Etilda Çiftja, konkludon se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë, përsa kohë nuk dihet burimi i pronave.
Po çdo të ndodhë tashmë me Gjykatën Kushtetuese, të cilës i mbesin vetëm 3 anëtarë.
Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë më asnjë vendim. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të hapë procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Por, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë Vetingun.
Diskutime rreth kësaj post