Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, ka folur dhe për ndërtimin e 24 kullave që do ndërtohen ne Tiranë.
Veliaj tha se bashki ka një plan dhe për për dhenjien e lejeve, pasi nuk do të lejojë abuzimet me ndërtimet. Kryetar i bashkisë theksoi gjithashtu se do të 10-fishojë taksën e ndërtimit dhe ato para do të shkojnë për investime të tjera në kryeqytet.
“Për lejet e bashkisë kam thënë që patjetër s’do ketë leje sa kohë s’ka plan. Bashkia para nesh sipas kërkesës ashtu i jepte lejet. Bashkia sot ka marrë planin francez te Ramës, ka parë statistikat e INSTAT ku tregohet se vijnë 25 mijë banorë në vit ne Tirane dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje. Kur ka plan dhe cdo gjë bëhet sipas distancave, jepet leje.
Tani që ka plan bashkia duhet të sigurojë kopshte e shkolla për këta persona që vijnë cdo vit. E kjo behet ose rrit taksat për familjarët ose për bizneset.
Ne thamë që për këta që zhvillojnë, kanë fitime kolosale, ne do e 10 fishojmë taksën, nëse oligarkët, biznesment kanë një kundërshtar që i ka prerë në mes, është kryetari i bashkisë dhe kryeministri.
Për kullat trashëguam planin francez për një qendër që do kishte ndërtesa të larta për arsye të thjeshta, as Rama as unë s’kemi cënuar kurrë hapësirën publike, ka qenë private gjithmonë, është 10 fishuar taksa, është fushë që rrit punësimin”.
Diskutime rreth kësaj post