Identifikohet grabitësi që u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinëm gjatë natës në Fier. Ai është Arben Muçaj dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë. Ai po mbahet në spital nën masa të rrepta sigurie.
Katër persona tentuan të grabisnin gjatë natës një banesë në lagjen “29 Nëntori” në Fier, por pronari i shtëpisë, Minella Muçaj, njoftoi policinë.
Nga përplasja me shërbimet e policisë, mbeti i vrarë një grabitës, ndërsa dy të tjerë arritën të arratiseshin, identitetet e të cilëve nuk janë bërë me dije deri më tani
Diskutime rreth kësaj post