Pasditen e sotme kryeministri, Edi Rama, është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Sipas mediave turke dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll.
Nuk dihen arsyet e kësaj vizite të Ramës në Turqi, por nga ana e kryeministrisë shqiptare nuk ka pasur një njoftim paraprak.
Kujtojmë se që nga koha kur Rama erdhi në pushtet ka pasur një përforcim të marrëdhënieve shqiptaro – turke.
Investitorët më të mëdhenj të huaj në vendin tonë janë turq, ndërsa flitet se këta të fundit do të ndërtojnë edhe aeroportin e Vlorës.
Nga ana e opozitës shqiptare ka pasur kritika në drejtim të Ramës për afrimin me Turqinë.
Diskutime rreth kësaj post