Një shtetas Iranian i dyshuar si person i përfshirë në aktivitetet terroriste është ndaluar orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në tiranë.
Fillimisht, personi është ndaluar nga punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët më pas ia kanë dorëzuar kolegëve të anti-terrorit.
Ky shtetas është ndaluar për verifikime të mëtejshme nga agjentët e antiterrorit në Shqipëri, pas informacioneve të mbërritura nga partnerët ndërkombëtar se ky shtetas ka prirje të përfshihet në akte terroriste në vendin tonë.
Prej fillim marsit agjencitë e inteligjencës, policia e shtetit dhe njësitë e antiterrorit janë duke mbajtur në vëzhgim mbi 10 persona të cilët janë sinjalizuar si persona që mund të organizojnë akte terroriste në Shqipëri.
Nga verifikimet ka rezultuar se disa prej tyre ndodhen në territorin shqiptarë dhe një prej tyre është ndaluar këtë enjte pranë selisë së një komuniteti fetar.
Burime nga antiterrori sqaruan për ReportTv se shtetasi i ndaluar është 56 vjeçari me inicilae F.Z dhe aktualisht ai po merret në pyetje.
Ky shtetas është ndaluar pranë selisë së një komuniteti fetar teksa aty ishte duke u zhvilluar një ceremoni zyrtare.
Iraniani i ndaluar prej disa kohësh ndodhej në shqipëri dhe nga verifikimet ai rezulton se ka hyrë në mënyrë të rregullt në shqipëri, por autoritetet shqiptare nuk kanë patur informacion më parë për aktivitetin e tij si një person me prirje terroriste.
Diskutime rreth kësaj post