Zbardhen te tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Elsi Kosiqi i cili u ekzeklutua në oborrin e shtëpisë në orët e vona të së hënës. Fillimisht u raportua se autorët kishin qenë tre, ndërsa më vonë Policia raportoi për një të dyshuar kryesor.
Pasi e thirrën në emër, ishin tri të shtëna me armën e zjarrit që i morën jetën 32-vjeçarit. Vrasja në Maqellarë të Dibrës ka ngjallur frikë dhe panik në këtë zonë, ndërsa autori është identifikuar pas disa orësh mbajtje nën mbikëqyrje nga Policia.
Prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm, forca të shumta ngritën postblloqe në Mat, Bulqizë e Dibër. Zyrtarë të Policisë bëjnë të ditur se autori i dyshuar është Mahmut Gega, 24 vjeç, banues në fshatin Okshatinë.
Shkak për vrasjen e 32-vjeçarit besohet se kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes tyre, por ende nuk dihet arsyeja, po ashtu as bashkëpunëtorët e tij.
Përgjimi i telefonatave të disa personave ka hedhur dyshimet e para për motivet e krimit që ka të bëjë me një vajzë. Ndërkohë, Policia ka ngritur dhe pista të tjera, për të cilat po hetohet.
Një nga pistat është ajo e ndonjë lidhjeje të fshehtë dashurie e 32-vjeçarit, zbulimi i së cilës mund të ketë çuar në vrasjen e tij.
Familja Kosiqi ka një biznes në Peshkopi. Ekzekutimi i 32-vjeçarit nuk ka lidhje me aktivitetin privat, me llixhat në Peshkopi.
Po ashtu, familja Kosiqi dhe vetë Elsi nuk kanë pasur konflikte me persona të tjerë. Personat e shoqëruar dhe të tjerë që janë nën hetim, pritet të japin informacion për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Maqellarë të Dibrës.
Diskutime rreth kësaj post