Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4”, ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim.
Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .
Diskutime rreth kësaj post