Kur i kanë mbetur dhe pak ditë nga mandati i tij si ambasador në Tiranë, Donald Lu ka befasuar shqiptarët me veprimin e tij më të fundit.
Ditën Ndërkombëtare të Poezisë ambasada e SHBA e ka festuar duke recituar vargje prej disa prej poetëve më të njohur të Shqipërisë.
Në video shfaqen disa punonjës të ambasadës, por edhe vetë ambasadori Donald Lu, duke recituar disa prej vargjeve të të dashura për shqiptarët.
Gjithashtu, edhe shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i cili ka ardhur në vendin tonë për të asistuar reformën në drejtësi, nuk kishte si të mungonte në këtë nismë.
Në fund ambasada amerikane lëshon edhe një sfidë: “A mund ti gjeni titujt e poezive dhe emrat e poetëve?”
Për ata që nuk ia dolën dot që me dëgjimin e parë, bëhet fjalë për:
Andon Zako Çajupi – Mëmëdheu
Ndre Mjeda – Gjuha Shqipe
Asdreni – Sa të dua o Shqipëri
Dhe Naim Frashëri- Gjuha jonë
Diskutime rreth kësaj post