Në datën 20.03.2018, rreth orës 17:45, jemi njoftuar se në fshatin Baltëz, në afërsi të varrezave, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët konstatuan 2 shtetas të cilët ishin duke bërë qitje me armë zjarri.
Policia iu vu në ndjekje 2 shtetasve të cilët kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë dhe kanë arritur të largohen.
Në vendngjarje u sekuestruan 4 gëzhoja në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e mara në rrugë operative, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të dyshuar, shtetasve H.M dhe K.M.
Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Diskutime rreth kësaj post