Vetëm pak ditë pasi u largua nga klubi i Partizanit, Sulejman Starova ka gjetur një tjetër pankinë për të vijuar karrierën e tij si trajner.
Mbrëmjen e të martës, ai është emëruar trajner i skuadrës kosovare të Feronikelit, që militon në Vala Superliga.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti i klubit nga Drenasi, Naser Ramaj, që postoi edhe një foto në faqen zyrtare të klubit, në Facebook.
“Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri.
Starova te Feronikeli zë vendin e Ismet Munishit, i cili dha dorëheqjen ditën e hënë, ndërsa bëhet trajneri i 4-t shqiptar në Superligën e Kosovës, pas Shkëmbit, Josës dhe Maganit.
Diskutime rreth kësaj post