Familja e legjendës së Formula 1 Michael Schumacher ka lëshuar një mesazh për tifozët.
Schumacher, një kampion shtatë herë i Formula 1, pësoi lëndime katastrofike të trurit në një aksident të çuditshëm, ndërsa bënte ski në Alpet Franceze në dhjetor 2013.
Piloti gjerman u vu në një koma mjekësore për gjashtë muaj, përpara se të zhvendoset në një repart rehabilitimi, kur ai rifitoi vetëdijen në qershor 2014.
Në vitin 2014, Schumacher, 47 vjeç, u zhvendos në shtëpinë e tij pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër, ku thuhet se po merr kujdes nga ekipi i specialistëve.
Familja e tij, e përbërë nga gruaja e tij Corrina, 47 vjeçe, djali Mick, 19 vjeç dhe vajza Gina-Maria, 21 vjeçe, ka folur rrallë për gjendjen e tij që nga aksidenti, transmeton ShkodraNews.
Por katër vjet pas aksidentit, menaxherja e tij Sabine Kehm tha se familja ishte mirënjohëse për gjithë mbështetjen.
“Ajo që mund të thuhet është se familja me të vërtetë vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve”, tha menaxherja e Schumacher, Sabine Kehm.
“Njerëzit me të vërtetë shohin dhe kuptojnë se gjendja e tij shëndetësore nuk duhet të ndahen në sy të publikut”, vijoi ajo.
Tifozët e yllit të F1 rregullisht dërgojnë mesazhe në faqen e tij të Facebook duke i kërkuar familjes të japë më shumë detaje rreth gjendjes së tij.
Miqtë dhe kolegët e Schumacher kanë bërë thirrje gjithashtu që familja të jetë më transparente për shëndetin e heroit të F1.
Diskutime rreth kësaj post