Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka çuar për ndjekje penale ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj.
Edhe pse ky i funidt dha dorëheqjen janarin e këtij viti, bëhet me dije se komisioni ka referuar pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin për ish-gjykatësin.
“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj” nënvizohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Diskutime rreth kësaj post