Ai është një mësues në shkollën fillore në Paris dhe gjithashtu një model i cili e ka të mbuluar trupin e tij me vepra arti nga koka deri tek këmbët.
Sigurisht që Sylvain kishte filluar punën si mësues përpara se të fillonte udhëtimin e tij me tatuazhet. “Unë gjithmonë frymëzohesha nga Britanikët të cilët mbushnin trupin e tyre me tattoo dhe ndiheshin shumë mirë me këtë”- është shpehur mësuesi për një revistë në Francë.
“Ndoshta ata janë një pengesë për të gjetur një vend pune, por të gjithë janë të lirë të duken siç ata kanë dëshirë.”
Ai gjithashtu është shprehur se njerëzit ndihen ndonjëherë të frikësuar nga tatuazhet e tij. Sylvain thotë që: “ Njerëzit janë më të hapur seç e prisni, edhe pse ka prej atyre që flasin pas shpine. Ndërsa fëmijët më pranojnë kështu siç jam pa asnjë problem.”
Diskutime rreth kësaj post