Pasi i dha plotfuqishmërinë ministrit Ditmir Bushati, Presidenti Meta u është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me detajet.
Meta u shpreh se është bërë një punë e konsiderueshme në përmbushje të boshllëqeve ligjore dhe kushtetuese.
Sa i përket shtimit të një negociatori në listë, Meta u shpreh se Ksenofon Krisafi është një njohës i mirë i çështjeve ndërkombëtare.
“Unë besoj se tashme këmi realizuar një bashkëpunim konstruktiv dhe nga pikëpamja ligjore. Besoj se është bërë një punë e konsiderueshme, dhe jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja ligjore. Shtimi i një personi negociator është mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare”, u shpreh Meta.
Dhënia e autorsisë së Metës për Bushatin është përmendur edhe nga mediat greke të cilat e kanë përgëzuar këtë vendim.
Diskutime rreth kësaj post