Përmbytjet e lagjeve të Durrësit u bënë kryelajm gjatë paradites së sotme në të gjitha mediet kombëtare dhe portalet.
Situata kaotike e krijuar në qytetin bregdetar, ku në zona problematike niveli i ujit arriti deri në 40 cm, bëri që kundërshtarët politikë të kryebashkiakut Vangjush Dako ta fajësonin atë si shkaktarin kryesor të kësaj situate që përsëritet disa herë në vit në Durrës.
Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe Agron Duka shigjetuan Dakon si përgjegjësin kryesor për situatën e rëndë të krijuar në qytet.
Por komente të shumta dhe kritika ndaj kryebashkiakut të Durrësit janë ngritur edhe nga qytetarët në rrjetet sociale.
Orët e fundit janë bërë virale disa meme që ironizojnë kryebashkiakun Dako, i cili e qeveris qytetin gati 3-mijë vjeçar në mandatin e tretë rradhazi.
Si për ironi të fatit, sa herë ka përmbytje në Durrës, nuk shpëton dot as ‘kryevepra’ e Dakos, “Veliera” aq shumë e komentuar dhe e kritikuar, e cila mori jo pak por 6 milion euro nga taksapaguesit durrsakë.
Diskutime rreth kësaj post