Vetëm një muaj më parë futbollisti shqiptar bëri të ditur se po ndahej nga partnerja e tij prej 12 vitesh.
Valon Berhami ka nisur proçeduart e divorcit me Elena Bonzanin, me të cilën ka 2 fëmijë.
Sipas mediave Zvicerane prej pak ditësh aludohej se Berhami mund të ishte në një lidhje me skiatoren Lara Gut.
Mirëpo kjo gjë tashmë është e vërtetuar edhe vetë nga bukuroshja zvicerane.
Gut ka publikuar një status në rrjetet sociale ku ka pranuar publikisht se është e dashuruar me Valonin.
“Këtë dimër kam zbuluar cila ishte hallka që mungonte dhe nuk kishte aspak të bënte me sportin: quhet dashuri. Me Valonin kam zbuluar forcën e të qenit dy dhe e të pasurit një person përkrah që të kap përdore e nuk të lë kurrë vetëm!”-shkruan Lara.
Mësohet se dyshja është në një lidhje prej 3 muajsh.
Në dhjetor të 2017-ës, ata janë parë së bashku në Ferrarin e Berhamit.
Më pas çifti u pa duke bërë shopping në Barcelonë.
Diskutime rreth kësaj post